Aktualitet

VIDEO- Surpriza në burgun 313 në Tiranë! E dashura i shkon e veshur si NUSE të penduarit të drejtësisë

Giovanna Nikolli ka vendosur t'i shkojë afër e veshur si nuse në ditën e veçantë, teksa feson 2-vjetorin e lidhjes me "shkodranin".

f.t
VIDEO- Surpriza në burgun 313 në Tiranë! E dashura i shkon e
Giovanna Nikolli dhe Amarildo Nikolli

TIRANË- Surprizat në burgun 313 të Tiranës nuk janë më ngjarje të ralla. Këtë herë i dedikohet Amarildo Nikollit alias Xhanaj, ose “shkodrani” siç dhe njihet nga rrethi i tij shoqëror, i cili ndodhet në qeli prej disa muajsh. Partnerja e tij, Giovanna Nikolli ka vendosur t'i shkojë afër në ditën e veçantë, teksa feson 2-vjetorin e lidhjes. Në një video të publikuar nga vetë ajo në “TikTok”, e reja ka zgjedhur që në përvjetorin e tyre të shkojë pranë ambienteve të burgut  “313”, e veshur nuse. 

“Bashkë në të mirë e në të keq, derisa vdekja të na ndaljë. Gëzuar 2 vjetorin jeta ime. Nuk na ndal asgjë në botë që të martohemi. Gjithmonë do jem me ty”, shkruan Giovanna.


Amarildo është mjaft i njohur në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale, kryesisht Tik Tok, përmes partneres së tij, Giovanna Nikolli, e cila pavarësisht çdo përfshirjeje të partnerit të saj në ngjarje kriminale, nuk është tutur aspak të reklamojë jetën e tyre luksoze mes festave të pafundme me shishe shampanje, pushimet në restorte me pesë yje, dhurata të çantave të markave më të shtrenjta e tufave gjigante me trëndafila. 

Amarildo Nikolli, 35 vjeç ndodhet në qeli, si i përfshirë në ngjarje kriminale, ndërsa ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër, si dhe ka përmendur emra të njohur të botës së krimit. Ai u kap me pistoletë me silenciator në brez në Vlorë gjatë një tentative për të vrarë një personazh të botës së krimit në këtë qytet. Bëhet fjalë për Inez Hajrulla, për të cilin kishte informacion se ndodhej pranë lokalit "Oslo".

/ZËRI

Poll

MOS HUMB