
FRANCË- Dhjetra veshje nga koleksioni i ardhshëm i markës franceze Balmain u vodhën pasi kamioni që transportonte rrobat u “rrëmbye nga një grup njerëzish”. Lajmin e dha drejtori artistik i kompanisë, Olivier Rousteing. Grabitja raportohet se ka ndodhur të shtunën, më pak se dy javë përpara se marka të zbulonte modelet e saj të reja të edicionit Pranverë-Verë 2024 në Javën e Modës në Paris.
Në një deklaratë të postuar në Instagram, Rousteing shkroi se më shumë se 50 nga artikujt e rinj të markës ishin vjedhur, madje bashkë me kamionin që i transportonte ato.
"Kjo është kaq e padrejtë. Megjithatë Balmain dhe furnitorët e tij do të punojnë "ditë dhe netë" për të ribërë veshjet që mungojnë. Ne po bëjmë gjithçka, por kjo është mungesë respekti,”- shkroi ai në Instagram.
Balmain është mes mbi 100 markave që shfaqin krijimtarinë më të fundit gjatë Javës së Modës në Paris. Një zëdhënës i labelit konfirmoi për Reuters se shfaqja e Balmain do të vazhdojë me shfaqen ashtu siç ishte planifikuar më 27 shtator, por nuk pranoi të komentojë mbi grabitjen, në pritje të përfundimit të hetimeve.
E themeluar në vitin 1945. Balmain tani kontrollohet nga fondi i investimeve të Katarit Mayhoola, i cili zotëron gjithashtu 70% të aksioneve në markën italiane Valentino./Zëri.ai