Qytetërim

Zbulohet tuma e tretë ilire në Himarë

Varreza Tumalare e Himarës paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve.  Krahas varreve që përmbante kjo tumë u gjetën disa objekte, ku veçohet një enë balte dhe një majë heshte e periudhës së Hekurit të Hershëm (Shek. XI-X p.Kr).

k.m.
Zbulohet tuma e tretë ilire në Himarë
tuma ilire

VLORË- Arkeologët prej një muaji punime në kodrën me ullinj e agrume në verilindje të qytetit të Himarës, kanë arritur të zbulojnë tumën e tretë ilire. Zbulimi daton rreth 3500 vjet më parë, i cili tregon edhe praninë e fiseve ilire në këtë zonë.

“Është zbulim i rëndësishëm, i treti sipas radhës sepse gërmimet kanë filluar në 2018, ku në përroin e Korranit janë verifikuar disa struktura të cilat praqesin interes për studimin dhe dokumentimin arkeologjik. Në vitin 2020 u zbuluan dy varre tumalate, ndërsa tashmë u zbulua I treti. Pasi është dokuemntuar zbulimi i vitit 2020, u verejt se mund të kishte varre të tjera. Në muajin tetor vijuan gërmimet në të një njëjtën zonë, pas një muaj kishim dhe një varr të të tretë tumalar disa skelete dhe disa objekte. Janë të rëndësishme për hartën e arkeologjisë”- u shpreh Orges Feimi, kreu i DRKK Vlorë.

Varreza Tumalare e Himarës paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve.  Krahas varreve që përmbante kjo tumë u gjetën disa objekte, ku veçohet një enë balte dhe një majë heshte e periudhës së Hekurit të Hershëm (Shek. XI-X p.Kr). Për momentin tuma ilire do të qendrojë larg syve kureshtarë të publikut. Ende nuk është marrë vendimi për ta kthyer në sit arkeologjik të vizitueshëm sepse ndodhet në shtratin e përroit të Korramit. Drejtori i Monumenteve në Vlorë tha se tuma ilire, njësoj si dy të parat, do të konservohet me qëllim shmangien e dëmtimeve nga prurjet e përroit.

Poll

MOS HUMB