
TIRANË- Sulmi kriminal mbi policinë e Kosovës, ka nxitur reagime dhe te personazhe të njohur të showbizzit në të dy anët e kufirit.
Këngëtarë dhe artistë kanë shprehur vlerësimin për policinë e Kosovës, për operacionin në manastirin e Banjskës që çoi në vrasjen e 4 terroristëve serbë. Një ndër të parët që ka reaguar ka qenë Noizy, i cili në një postim në Instastory shkruan: Zot mos na provo, por nëse duhet jemi të gjithë ‘in’, jam shumë i sigurtë!
Ndërkohë që përveç Noizyt ka pasur reagime dhe nga Luiz Ejlli, personazhi i njohur i muajve të fundit i cili shkruan: Pavarësisht që sot kisha një ditë plot me ngjarje për mua, nuk mund të lë në harresë dhe e pa kthyer sytë nga Kosova jonë.
Sot u vra një polic, baba i tre fëmijëve, por rrethanat e ngjarjes na vrasin në shpirt të gjithëve. Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët dhe Kosova nuk ka qenë e nuk do të jetë asnjëherë vetëm.
Reagime ka pasur dhe nga Fifi, Butrint Imeri dhe Don Xhoni.