Qytetërim

Zvicra shkon në shtëpi! Anglia kalon në Gjysmëfinale

Në pjesën e parë nuk ndodhi asgjë. E po ashtu, nisi edhe pjesa e dytë. Flet shumë fakti që gjuajtja e parë në portë u dërgua në minutën e 50-të.

k.m.
Zvicra shkon në shtëpi! Anglia kalon në Gjysmëfinale
Pamje nga ndeshja

GJERMANI- Futbollistët e Anglisë u kualifikuan në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të Gjermanisë, pas dramës në penallti. Në pjesën e parë nuk ndodhi asgjë. E po ashtu, nisi edhe pjesa e dytë. Flet shumë fakti që gjuajtja e parë në portë u dërgua në minutën e 50-të. Embolo e mbylli aksionin me gol në minutën e 75-të.

Nuk u desh shumë kohë që skuadra e Gareth Southgate të përgjigjej teksa Saka barazoi me një goditje. Por nuk u shënua më, kështu që ndeshja kaloi në kohë shtesë. Në shtesën e parë nuk ndodhi asgjë domethënëse dhe e vetmja gjë që vlen të përmendet është gjuajtja e Declan Rice nga 25 metra në minutën e 95-të, të cilën Sommer e ndaloi me përpjekjen e fundit.

Kur bëhet fjalë për shtesën e dytë, mund të thuhet se Zvicra kishte më shumë shanse për të shënuar. Më së shumti u afruan në minutën e 118-të kur Shaqiri nga këndi gjuajti direkt në portë, por fatkeqësisht topi goditi shtyllën. Asgjë nuk ndodhi deri në fund, ndaj ndeshja kaloi në kohë shtesë. Në serinë e penalltive, Anglia i realizoi të pesë penalltitë, ndërsa për Zvicrën Akanji humbi në goditjen e parë duke e çuar skuadrën e tij në shtëpi./ZËRI

Poll

MOS HUMB