BRUKSEL-Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në “EuroNews Enlargement Summit”. Rama komentoi edhe protestat e studentëve gjatë javëve të fundit në vend. Sa i përket kërkesës së studentëve për dorëheqjen e tij, Rama deklaroi se do të largohet ditën që mendos se qeveria nuk ka asgjë për të ndryshuar. Rama iu drejtua moderatores Maria Tadeo se po përpiqet që situata të qetësohet, por nuk është pranuar ftesa e tij për dialog.
Edi Rama: Ditën që do të mendoj se unë nuk kam nevojë të ndryshoj dhe qeveria nuk ka nevojë të ndryshojë, atëherë do ta lë këtë punë. Unë dua të ndryshoj, jeta ime është një jetë me ndryshime në të gjitha aspektet, edhe në martesë. Unë jetoj për ndryshimin, kjo është ajo që bëj gjithë kohës. Nuk do t’ju mërzis me fakte se si ne po ndryshojmë që kur flamingot zbritën në shesh. Kjo nuk ka të bëjë me Shqipërinë, ka të bëjë me botën ku jetojmë në dy realitete të ndryshme. Ajo që ka nevojë për mburojë është mendja e të rinjve dhe fëmijëve tanë, të cilët janë krejt të pambrojtur. Jam njeri që kërkoj të debatoj, të përballem me njerëzit, të sfidoj dhe të sfidohem. Por nuk është e lehtë kur thua: “Po proteston, por për çfarë? Do të dëgjohesh? Eja, dua të flas me ju”. Jo, nuk duam të flasim, duam të ikësh. Më fal, por nuk ma dhatë ju këtë punë, por populli shqiptar.