Aktualitet

'Rapi Drug' në festën e Halloween-it? Sherbimi i Toksikologjia sqaron situatën në QSUT pas alarmit për 300 të rinj

Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë Andrin Tahiri u ka bërë apel të rinjve të tregojnë kujdes me pijet gjatë daljeve të mos i lënë ato pa mbikëqyrje dhe të shoqërohen me njerëz të besuar.

M.K.
'Rapi Drug' në festën e Halloween-it? Sherbimi i
foto ilustruese

TIRANË- Shërbimi i Toksikologjisë në QSUT ka mohuar lajmet për 300 të rinj që dyshohej se kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas festimeve të Halloween-it për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike apo të substancave që mund t'u ishin hedhur në gotat e pijeve. Sipas këtij shërbimi të shtunën në spital është paraqitur vetëm një person.

Bëhet fjalë për 'Rapi Drug' një substancë narkotike që shkakton humbjen e vetëdijes dhe të kujtesës duke e lënë përdoruesin të pambrojtur dhe të ekspozuar ndaj abuzimeve seksuale. Personi që bie nën efektin e saj mund të mos kujtojë asgjë nga ajo që ka ndodhur.

Shefi i Shërbimit të Toksikologjisë Andrin Tahiri u ka bërë apel të rinjve të tregojnë kujdes me pijet gjatë daljeve të mos i lënë ato pa mbikëqyrje dhe të shoqërohen me njerëz të besuar.

“Dëfreheni me njerëz të besuar dhe bëni kujdes me pijet e hapura. Më mirë porosit një tjetër nëse u largove për pak nga tavolina. Dil me njerëz të besuar”, tha Andrin Tahiri shef i Shërbimit të Toksikologjisë.

Ai këshillon gjithashtu shmangien e përdorimit të drogave dhe përzierjes së tyre me alkoolin, pasi pasojat për shëndetin mund të jenë deri të parikuperueshme.

Sipas raportimeve paraprake, mbi 300 të rinj kanë shfaqur shqetësime shëndetësore, ndërsa rreth 230–240 persona raportohet se janë paraqitur në urgjencë brenda një harku kohor prej vetëm tri orësh./ZËRI

MOS HUMB