Aktualitet

Raporti i Progresit, KE vlerëson Bankën e Shqipërisë: Ligji i ri përmbush standardet e BE-së

Sipas vlerësimit të KE-së Shqipëria ka arritur një nivel të lartë përafrimi me legjislacionin evropian në këto fusha.

M.K.
Raporti i Progresit, KE vlerëson Bankën e Shqipërisë: Ligji
banka e shqiperise

BRUKSEL- Komisioni Evropian ka vlerësuar përputhshmërinë e kuadrit ligjor të Bankës së Shqipërisë me standardet e Bashkimit Evropian, duke evidentuar përparimin e vendit në përafrimin e legjislacionit në fushën e politikës monetare.

Në Raportin e Progresit për Shqipërinë, një vëmendje e veçantë i kushtohet pavarësisë së bankës qendrore dhe kufizimeve ndaj financimit monetar të sektorit publik. Sipas vlerësimit të KE- së Shqipëria ka arritur një nivel të lartë përafrimi me legjislacionin evropian në këto fusha.

Raporti nënvizon gjithashtu rëndësinë e garantimit të pavarësisë institucionale të Bankës së Shqipërisë dhe ndalimit të aksesit të privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare.

Në këtë kontekst Komisioni Evropian evidenton edhe miratimin e ligjit të ri për Bankën e Shqipërisë në tetor 2026 si pjesë të zhvillimeve në përafrimin e kuadrit ligjor vendas me kërkesat e Bashkimit Evropian.

“Për politikën monetare, Shqipëria ka një nivel të lartë të përafrimit me acquis- in e BE-së në lidhje me ndalimin e aksesit të privilegjuar të sektorit publik në institucionet financiare. Legjislacioni është i përafruar me acquis-in e BE-së për pavarësinë e bankës qendrore dhe ndalimin e financimit monetar të sektorit publik” thuhet në raport./ZËRI

MOS HUMB