Aktualitet

Sherr mes "të fortësh" në burgun e Peqinit, kunati i Altin Hajrit godet me grusht vëllain e "Rrumit"

Mësohet se gjithçka ka nisur fillimisht me një debat verbal, i cili më pas ka degraduar në përplasje fizike. Po sipas raportimeve, Julian Gjoshi i është afruar Vullnet Muçës dhe e ka goditur me grusht.

zh.ll
Sherr mes "të fortësh" në burgun e Peqinit, kunati i
foto ilustrim: julian gjoshi-altin hajri dhe rrumi i shijakut

PEQIN- Një përplasje fizike mes të të paraburgosurve është regjistruar së fundmi në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Sipas raportimeve, në konflikt janë përfshirë Julian Gjoshi, kunati i Altin Hajrit, dhe Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.

Por si raportohet të ketë ndodhur ngjarja? Sipas burimeve, sherri mes tyre ka ndodhur një javë më parë në ambientet e përbashkëta të institucionit. Mësohet se gjithçka ka nisur fillimisht me një debat verbal, i cili më pas ka degraduar në përplasje fizike. Po sipas raportimeve, Julian Gjoshi i është afruar Vullnet Muçës dhe e ka goditur me grusht. Megjithatë, deri më tani, motivet që çuan në këtë konflikt mbeten të paqarta.

Mirëpo, ky incidentet ka vënë në lëvizje autoritetet e burgut, edhe për shkak të profileve dhe lidhjeve familjare të dy personave, të cilët janë emra të njohur në dosje të kronikës së zezë.

Ndërkohë, deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për ngjarjen, ndërsa mbetet i paqartë motivi i sherrit dhe nëse ndaj dy të paraburgosurve do të merren masa disiplinore. Mësohet se rasti është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme./ZËRI
 
 

 

MOS HUMB