Sondazhi

A duhet të transmetohen 'live' gjyqet e zyrtarëve të lartë?

'Seanca live'- kjo është kërkesa e fundit nga figura të politikës shqiptare, ndodhur në qeli apo në arrati, çështjet e të cilëve po shqyrtohen në seancat në Gjykatën e Posaçme. Ish-presidenti Ilir Meta, kryebashkiaku Erion Veliaj, ish.zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj kanë kërkuar që seancat gjyqësore ndaj tyre të transmetohen live, me argumentin se publiku duhet të ndjekë në kohë reale ecurinë e procesit. Prokurorët janë shprehur dakort, por kërkuan që të mbroheshin dëshmitarët. Megjithatë GJKKO ka rrëzuar kërkesat e të pandehurve. Për mbrojtësit e të akuzuarve, ky është një cënim i rëndë. Ju si mendoni a duhet të jenë publike seancat gjyqësore të zyrtarëve të lartë?

Redaksia Zëri

Poll

Poll

MOS HUMB