Aktualitet

VD-Grabitet me armë zjarri 'Raiffeisen Bank' te kompleksi KIKA në Tiranë, autori i maskuar në arrati

Një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka kryer grabitjen. 

F.I

VD-Grabitet me armë zjarri 'Raiffeisen Bank' te kompleksi KIKA

pamje nga vendngjarja

TIRANË-Një grabitje me armë është regjistruar mesditën e sotme në një filial të bankës Raiffeisen, në zonën e Komunës së Parisit, pranë kompleksit Kika në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ka kryer grabitjen. 

ZËRI ka siguruar pamjet teksa forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. Hetimet kanë nisur dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Blutë njoftojnë se grabitja ka ndodhur rreth orës 10:45, ndërsa ende nuk bëhet e ditur shuma e parave të vjedhura.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:45, në zonën e Komunës së Parisit, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke të nivelit të dytë dhe, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë, dyshohet se ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

MOS HUMB