Video

11 dhjetori përfundimtar! Kush do të drejtojë SPAK-un pas Dumanit?

Ky proces nis në prag të përfundimit të mandatit 3-vjeçar të kreut aktual të SPAK, Altin Dumani, i cili largohet më 18 dhjetor.

zh.ll
11 dhjetori përfundimtar! Kush do të drejtojë SPAK-un pas
4 kanidatet ne gare

TIRANË- Në datën 11 dhjetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) do të zhvillohen intervistat me 4 prokurorët që kandidojnë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Ky proces nis në prag të përfundimit të mandatit 3-vjeçar të kreut aktual të SPAK, Altin Dumani, i cili largohet më 18 dhjetor. Katër kandidatët, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho do të paraqesin platformat e tyre për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Sipas rregullores, po në këtë ditë, pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zgjedhë me votim kreun e ri të SPAK, i cili do të marrë zyrtarisht detyrën më 19 dhjetor.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB