TIRANË-GJKKO ka dënuar me 12 vite burg Astrit Avdylin, i njohur dhe me dy mbiemra të tjerë, Balliu dhe Sulejmani. Çështja për të cilën është dënuar Avdylaj i referohet një laboratori heroine të zbuluar në Has në vitin 2018, ngjarje për të cilën janë dënuar me 125 vite burg 17 persona të tjerë. Operacioni u zhvillua në 22 tetor të 2018 ku u goditen 4 grupe kriminale. Laboratori i heroinës ishte ideuar nga Admir Hoxha dhe si bashkëpunëtor i tij ishte Astrit Avdyli e të tjerë anëtarë të bandës së tij. Astrit Avdylaj u arrestua të shtunën e 29 qershorit gjatë një operacioni që forcat speciale morën në vilën e tij në Shijak të Durrësit. Kreu i bandës së Shijakut ishte në kërkim me urdhër të SPAK, pasi akuzohet se ka organizuar atentate ndaj Durim Bamit me porosi të Ervis Martianjt dhe ish-deputetit Arben Ndoka. Mbi Avdylajn rëndon edhe një masë tjetër arresti me burg në lidhje me vrasjen e Edmir Bregut.
/ZËRI