TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime ligjore pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në fuqi pezullimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ashtu si ZËRI paralajmëroi ndërhyrja ligjore do të kërkohet për nenin 242, paragrafi 2, të Kodit të Procedurës Penale, i cili u garanton imunitetin të zgjedhurve. Lidhur me këtë lëvizje, Top Channel ka zbuluar se masa e pezullimit do të shtrihet edhe tek anëtarët e qeverisë, Presidenti dhe funksionarë të tjerë të nivelit të lartë. Nëse në nenin aktual thuhet që masa e pezullimit nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, në nenin që do të propozohet parashikohet që masa e pezullimit të mos zbatohet as për Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”.
/ZËRI