TIRANË-Janë emëruar zëvendësministrat e tre prej ministrive të rëndësishme. Surprizat nuk kanë munguar, ku kryeministri Edi Rama ka marrë në radhët e tij edhe një tjetër person të besuar të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Bëhet fjalë për ish-deputeten Silva Caka, e cila është emëruar zëvendësministre e Brendshme në qeverinë ‘Rama 4’. Ish-deputetja e PL zëvendëson ish-zv.ministrin Andi Mahila, i cili u shkarkua nga detyra disa ditë më parë me urdhër të ministres së re Albana Koçiu. Po ashtu, ish-deputetja e Partisë Socialiste në Shkodër, Edona Bilali, është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërkohë, Eugena Tomini, ish-drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, merr postin e zëvendësministres së Shëndetësisë.
/ZËRI