Video

A do lirohet Veliaj? SPAK me prova të reja, vendimi merret nesër

Pas rreth 1 muaji në qeli, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lënë përkohësisht ambjentet e paraburgimit të Durrësit dhe u paraqit në Gjykatën e Apelit.

Redaksia Zëri
A do lirohet Veliaj? SPAK me prova të reja, vendimi merret nesër
Erion Veliaj

TIRANË- Është shtyrë për nesër vendimi i Apelit të Gjykatës së Posaçme për kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili kërkoi zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”. Pas rreth 1 muaji në qeli, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lënë përkohësisht ambjentet e paraburgimit të Durrësit dhe u paraqit në Gjykatën e Apelit.

Por, pas thuajse gjashtë orësh seancë, marrja e vendimit është shtyrë për nesër në orën 12:30. Seanca u drejtua nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Kërkesë për ankimimin e masës së sigurisë paraqitën edhe katër bizmenesët, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Elman Abdule./ZËRI

Poll

MOS HUMB