Video

Balluku në foltore, opozita braktis sallën, Shehaj përjashtohet

Sapo Balluku mori fjalën në Foltore, deputetët e opozitës në shenjë proteste, braktisën sallën.

zh.ll
Balluku në foltore, opozita braktis sallën, Shehaj përjashtohet
Belinda Balluku

TIRANË-Zv.kryeministrja, njëherësh edhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, i është bashkuar punimeve të Kuvendit për herë të parë që pasi u mor e pandehur nga SPAK. Por, marrja e fjalës në Kuvend e Ballukut ka shkaktuar tensione në sallën e Parlamentit. Sapo Balluku mori fjalën në Foltore, deputetët e opozitës në shenjë proteste, braktisën sallën. Opozitarët refuzuan që të dëgjonin Ballukun të flasë për projektbuxhetin dhe menjëherë u larguan nga salla e Kuvendit. Megjithatë, tensionet nuk përfunduan aty. Deputeti Agron Shehaj ka ndërhyrë me akuza të ashpra gjatë fjalës së Ballukut, teksa ka marrë vazhdimisht paralajmërime nga kryetari i Kuvendit Peleshi, i cili fillimisht i hoqi të drejtën e fjalës, më pas e përjashtoi nga Kuvendi.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB