Video

Tritoli në Kamëz, lirohet Jeton Lami, ish-shoqëruesi i Vis Martinaj

“Detyrim paraqitje” u caktua për Florin Domin dhe "arrest me burg" për bashkëpunëtorin tjetër, Flogert Mezhika.

zh.ll
Tritoli në Kamëz, lirohet Jeton Lami, ish-shoqëruesi i Vis
Jeton Lami

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur që të lirojë nga burgu Jeton Lamin, ish-polici i Operacionales që shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn përpara se të zhdukej, i cili u arrestua të dielën nga policia, pas vendosjes së një sasie tritoli në një biznes në zonën e Kamzës. “Detyrim paraqitje” u caktua për Florin Domin dhe "arrest me burg" për bashkëpunëtorin tjetër, Flogert Mezhika. Jeton Lami dyshohet se bashkë me tre persona të tjerë, shkatërroi me tritol restorantin “Perla e Detit” në Kamëz, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 mijë eurosh, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, Saimir Sina. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen është shpallur në kërkim Ervis Lami.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB