Sali Berisha dhe Edi Rama
TIRANË-Kryeministri Edi Rama në një dëgjesë me banorët e njësisë numër 2 në Tiranë për pr.buxhetin 2026 është pyetur nga një qytetar në lidhje me bonusin e dhjetorit për pensionistët. Banori iu referua një deklarate të kreut të PD-së Sali Berisha, i cili ka deklaruar se bonusi është mashtrim. Në përgjigjen e tij, Rama ironizoi Berishën dhe opozitën, ndërsa pohoi se bonusi do të jepet si vitet e kaluara.
Një përgjigje nuk ka munguar as nga kreu i PD, Sali Berisha, i cili gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjete sociale u shpreh se e ka për nder, pasi mbron interesat e qytetarëve.
/ZËRI
Poll