Video

Gilmando Dani përplas Berishën me Gonxhen!

Pas atentatit në Rinas më 11 nënor, kreu i PD Sali Berisha hodhi akuza se Dani ishte badigard i ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhes.

F.I
Gilmando Dani përplas Berishën me Gonxhen!
sali berisha dhe blendi gonxhja

TIRANË- Vrasja e Gilmando Danit, mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit ka hapur debat dhe mes figurave politike. Pas atentatit në Rinas më 11 nënor, kreu i PD Sali Berisha hodhi akuza se Dani ishte badigard i ministrit Blendi Gonxhes. "Është fakt se Muç Shaljani është financues i fushatës së Ervin Hoxhës, ndërsa Gilmando Dani badigard i Blendi Gonxhes! Në Shqipëri, kufiri mes bandës dhe qeverisë është zhdukur prej kohësh, janë një dhe e njëjta gjë!"-u shpreh Berisha. Nga ana tjetër Gonxhja, ka mohuar që të ketë pasur njohje me Gilmando Danin. Ministri i Ekonomisë, shprehet se do e padisë Berishën në Gjykatë, ndërsa nuk kursen ironinë me moshën e tij. "Fake News!! Lajm i Rremë !! Gënjeshtra !! Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë - dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika! Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë! S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi… U pa puna - do provosh në gjykatë secilin element akuze publike Sali! 81 vjeç, e s’tu zbardh dot kurrë katrani…"

/ZËRI

Poll

MOS HUMB