Video

Berisha dhe SPAK, 'hidh e prit' për 21 Janarin!

Kreu i PD është njoftuar me anë të një fletëthirrje, ku thuhej se duhej të paraqitej sot në orën 10.00 si person që ka dijeni për ngjarjen.

F.I
Berisha dhe SPAK, 'hidh e prit' për 21 Janarin!
sali berisha-spak

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për tu pyetur për 21 janarin. Kreu i PD është njoftuar me anë të një fletëthirrje, ku thuhej se duhej të paraqitej sot në orën 10.00 si person që ka dijeni për ngjarjen. Kuvendi ka njoftuar Prokurorinë e Posaçme se fletëthirrja për Berishën nuk është tërhequr. Por vetë Berisha ka deklaruar në konferencën e mbajtur për shtyp se nuk i ka ardhur një fletëthirrje as në zyrën e tij apo në shtëpinë e tij. Nga ana tjetër SPAK informon se fletëthirrja është dërguar dy herë. Fillimisht më 3 nëntor i është dërguar në banesë dhe është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin: “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.” Më pas nga data 7-12 nënor është ridërguar në banesën e Berishës, Kuvend dhe selinë e PD. Por edhe fletëthirrjet e datës 7 nëntor janë refuzuar për tu marrë si në banesë, ashtu edhe nga grupi i PD në Kuvend. Berisha ka reaguar sërish duke pretenduar se reagimi i SPAK është një gënjeshtër.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB