Video

Bënë për spital dy persona, shpallen në kërkim vëllai dhe nipi i Arben Ndokës

Blutë e Lezhës njoftojnë se po vijojnë kërkimet intensive për kapjen e babë e bir, Gëzim dhe Kevin Ndoka, të cilët ishin të armatosur.

zh.ll
Bënë për spital dy persona, shpallen në kërkim
Arben Ndoka dhe Nikolin Marku

TIRANË-Një sherr i dhunshëm mes disa personave raportohet se ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në ambientet e një lokali në Lezhë, ku 5 persona të maskuar kanë qëlluar dhe dhunuar Nikolin Markun dhe kushëririn e tij, Gjergj Marku. I lënduari, Marku akuzon vëllanë e ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka, Gëzim Ndokën se, ky i fundit ka urdhëruar dhunimin e tij. Sipas Markut, mes 5 personave të maskuar, njëri prej tyre është paraqitur si nipi i ish-deputetit, djali i Gëzimit, Kevin Ndoka, ndërsa më pas kanë nisur ta dhunojnë. Blutë e Lezhës njoftojnë se po vijojnë kërkimet intensive për kapjen e babë e bir, Gëzim dhe Kevin Ndoka, të cilët ishin të armatosur. Kujtojmë, se ish-deputeti i Partisë Slocialiste, Arben Ndoka është shpallur në kërkim si kreu i një grupi kriminal që në bashkëpunim me Ervis Martinajn, ka organizuar vrasjen e Durim dhe Valter Bamit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB