Video

Të vetmuar e të paushqyer, 3 të miturit me zgjebe, nëna: S'i kam braktisur!

Ajo pretendon se fëmijët i mbante në banesë vetëm, pasi duhej të punonte për të siguruar të ardhura dhe se aktualisht paguhet vetëm 40 mijë lekë.

zh.ll
Të vetmuar e të paushqyer, 3 të miturit me zgjebe, nëna:
Blerina Basha

DURRËS-Një rast i pazakontë u raportua nga Durrësi, ku 3 të mitur u gjetën të braktisur në rrethana të vështira në banesë. Rasti vuri në alarm autoritet shtetëore, teksa Shërbimi Social në Durrës mori menjëherë fëmijët në kujdes. Ndërkohë, e ëma e tyre Blerina Basha është kallëzuar në polici nga ish-vjehrra, duke çuar dhe policinë në shtëpinë ku u gjetën 3 të miturit. Pas publikimit të lajmit, nuk ka vonuar reagimi i 33-vjeçares, e cila ka mohuar akuzat për braktisjen e fëmijëve. "Nuk jam nënë që t’i braktisja fëmijët, se po të doja e kisha bërë me kohë", është shprehur nëna e të miturve për mediat. 33-vjeçarja prej 3 muajsh jetonte me qira në pallatin në Durrës ku u gjendën 3 fëmijët dhe punonte si banakiere në qytetin bregdetar të Durrësit. Ajo pretendon se fëmijët i mbante në banesë vetëm, pasi duhej të punonte për të siguruar të ardhura dhe se aktualisht paguhet vetëm 40 mijë lekë. Ndërkohë, pas ekzaminimeve të kryera në spitalin e Durrësit ka rezultuar se fëmijët janë të infektuar me zgjebe dhe për këtë arsye dyshohet se e ëma nuk i ka dërguar as në shkollë prej më shumë se një muaji, ndërsa burime bëjnë me dije se autoritetet pritet t’i heqin 33-vjeçares kujdestarinë e të miturve.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB