Video

KUSH FSHIHET PAS LIDL?

Dy vite më vonë në mars të vitit 2025, 'Lidl' kaloi në administrim të Ermir Bajramit dhe Gzim Sylës

F.I
KUSH FSHIHET PAS LIDL?
Foto ilustruese

TIRANË- “Kush qëndron realisht pas Lidl, le ta zbulojnë gazetarët. Kjo skemë duhet ndalur,” kështu u shpreh ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, teksa ngriti publikisht shqetësime lidhur me projektin e terminalit doganor të Lidl në Shqipëri. Duke i qëndruar pyetjes së Ahmetajt rezulton se "Lidl Shqipëria" SH.P.K. ka qenë duke operuar më herët nën emrin "LVM Real Estate Investments", me administrator Ermir Bajramin dhe Gzim Sylën. Ermir Bajrami është prej vitit 2022, zëvendës president i ‘Lidl Kosova’ dhe ‘Lidl Albania’ dhe anëtar bordi në Lidl International. Ndërsa Gzim Syla rezulton Drejtor i Financave dhe Administratës të Lidl Kosova SH.P.K. Kalimi i "LVM Real Estate Investments" në "Lidl Shqipëria" SH.P.K. është shoqëruar edhe me ndryshime në poste, ku brenda një periudhe 3-vjeçare, administratorët kanë ndryshuar disa herë. Rezulton se 'LVM Real Estate Investments' u bë 'Lidl Shqipëria' në shkurt të vitit 2023. Asakohe pati ndryshime në drejtim, ku Boris Lozic dhe Dalibor Bosnjak, të cilët ishin administratorë u larguan. Dy vite më vonë në mars të vitit 2025, 'Lidl' kaloi në administrim të Ermir Bajramit dhe Gzim Sylës. Në po të njejtën periudhë pati një sërë ndryshimesh në pronarët indirektë dhe në përqindjen e pronësisë. Teksa ardhja e 'Lidl' ka ngritur dyshime dhe thashetheme mbi aktorët që qëndrojnë realisht pas tij, deri tani emrat e lartëpërmendur janë ata të cilët u takon administrimi.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB