TIRANË- Përçarja vijon të theksohet brenda opozitës! Mesila Doda e PDIU doli si deputete e pavarur, duke mos u përfshirë në asnjë grup parlamentar të opozitës. Nën siglën e PD-së, Mesila Doda garoi në listën e mbyllur të Tiranës, duke fituar automatikisht vendin si deputete, pasi Hysen Kadiu më i votuari nga primaret la garë në mes. Pas vendimit të Dodës për të mos qenë pjesë e grupit parlamentar të PD-së, një reagim ka ardhur edhe nga, kandidati që doli i pari në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës me 913 vota, por që u la jashtë listës së mbyllur nga kryedemokrati Sali Berisha. Sipas tij, ky veprim nuk është i papritur, pasi Doda ka bërë të njëjtin akt edhe në parlamentin e shkuar, duke votuar sipas interesit të saj dhe të qeverisë, por jo në krah të demokratëve. Melisa Doda u deklarua e pavarur në Kuvend, duke mos qenë pjesë e asnjë grupi parlamentar të opozitës, ndërsa theksoi se nuk është konsultuar për konfigurimin e grupeve.
/ZËRI