
TIRANË- Të dhënat e fundit të UNICEF tregojnë një realitet shqetësues për fëmijët në Shqipëri. Sipas një raporti të publikuar nga kjo organizatë për vitin 2024 rreth 17% e fëmijëve nën moshën 5 vjeç janë mbi peshë. Kjo shifër është trefish më e lartë se mesatarja globale, e cila është 5%, dhe dukshëm më e lartë se mesatarja e vendeve të rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore që është 8%.
Megjithatë, raporti i UNICEF evidenton edhe një fakt pozitiv: në krahasim me vitin 2012, kur mbi pesha tek fëmijët arrinte në 22%, sot kjo shifër është ulur në 17%. Pra, është bërë progres, por u pamjaftueshëm.
Si qëndron Shqipëria krah fqinjëve?
Nëse e krahasojmë Shqipërinë me fqinjët vëmë re se Maqedonia e Veriut dhe Serbia arrijnë12% të fëmijëve nën moshën 5 vjeç mbipeshë, ndërsa Mali i Zi vetëm 9% dhe Greqia arrin në 14%.
Pyetja që lind është se: A ndikon vetëm ushqimi tek mbipesha e fëmijëve apo ka diçka më shumë?
Fëmijët në moshën më të vogël po përballen me një rrezik serioz shëndetësor, që lidhet jo vetëm me mënyrën e të ushqyerit, por edhe me stilin e jetesës, mungesën e aktivitetit fizik,ndikimin reklamave të ushqimeve të pashëndetshme, të njohura ndryshe si “Fast food”. Ekspertët kanë vënë në dukje disa faktorë kryesorë të cilët çojnë në obezitet tek fëmijët, si faktorët ambjentalë, stili i jetesës, mjedisi kulturor dhe social si dhe mos kryerja e aktivitetit fizik.
Nga se vuajnë fëmijët obezë?
Fëmijët obezë kanë më shumë gjasa të vuajnë nga presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli, probleme në frymëmarrje si astma, probleme me kyçet, dhjamosja e mëlçisë dhe djegie të stomakut. Obeziteti te fëmijët ka dhe pasojat psikologjike. Depresioni dhe asocializimi tek janë më të dukshëm tek fëmijët e vegjël obezë. Ato kanë më shumë shanse të jenë pre e stigmave bullizuese në shkollë, si pasojë e pamjes së tyre, pavarësisht sa social ose asocial janë.
Le të rikthehmi prap tek raporti i UNIFEC. Raporti paralajmëron se ushqimet e përpunuara dhe të shpejta, po dominojnë dyqanet dhe shkollat, ndërsa marketingu dixhital i jep industrisë ushqimore dhe pijeve akses të fuqishëm te audience e të rinjve.
Cilat janë hapat që mund të ndërmarrë shteti për parandalimin e obezitetit te fëmijët?
Thuhet se Meksika ka ndërmmarë hapa kontretë për parandalimin e këtij trendi në rritje. Gjatë kohëve të fundit qeveria ka ndaluar shitjen dhe shpërndarjen e ushqimeve të përpunuara në shkollat publike. Edhe në Shqipëri duhet të ndodhë e njëjta gjë, në mëyrë që këtyre fëmijëve t’iu garantohet një jetë sa më e shëndetshme dhe një mirëqënie e lartë sociale./ZËRI