Video

Shkarkimi i Veliajt, Këshilli Bashkiak mblidhet më 23 shtator

Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak pritet të bëjnë kërkesën për shkarkimin e Veliajt me arsyetimin se ka munguar për më shumë se 3 muaj në krye të detyrës, duke ju referuar pikës c, neni 62 të ligjit “për vetëqeverisjen vendore”.

zh.ll
Shkarkimi i Veliajt, Këshilli Bashkiak mblidhet më 23 shtator
erion veliaj-bashkia tirane

TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të mblidhet ditën e martë, më datë 23 shtator, për të shqyrtuar shkarkimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, që prej 7 muajsh është në qeli. Anëtarët socialistë të Këshillit Bashkiak pritet të bëjnë kërkesën për shkarkimin e Veliajt me arsyetimin se ka munguar për më shumë se 3 muaj në krye të detyrës, duke ju referuar pikës c, neni 62 të ligjit “për vetëqeverisjen vendore”. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të këshilltarëve socialistë të bashkisë, që u mbajt në selinë e Partisë socialiste. Pas nisjes së procedurave nga Këshilli Bashkiak, do të jetë Këshilli i Ministrave ai që do të vendosë për shkarkimin e kryetarit të bashkisë. Pas kësaj, Veliaj do të ketë 15 ditë kohë ta ankimojë vendimin. Nëse Këshilli e Shkarkon dhe kryeministri Rama e firmos, ai ka të drejtë ta kundërshtojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Sipas ligjit, në rast se Veliaj e kundërshton Ramën pranë kësaj gjykate, procesi duhet të pezullohet dhe zgjedhjet për zëvendësimin e tij, të mos zhvillohen.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB