Video

Gripi i shpendëve fut në karantinë fermën “Rea’s”

Është dhënë urdhër që të asgjesohen pulat dhe vezët e prodhuara prej tyre, por ende nuk ka një numër konkret të shpendëve të infektuar.

F.m
Gripi i shpendëve fut në karantinë fermën
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Ferma e kompanisë “Rea’s”, e cila ndodhet në Rrashbull të Durrësit është vendosur në karantinë pasi shumë prej shpendëve kanë rezultuar të infektuar me virusin H5N1, të njohur ndryshe si gripi i shpendëve. Ministria e Bujqësisë e konfirmoi rastin përmes një njoftimi zyrtar, në të cilin bën me dije se është dhënë urdhër që të asgjesohen pulat dhe vezët e prodhuara prej tyre, por ende nuk ka një numër konkret të shpendëve të infektuar. Pas konfirmimit të rastit, është ndaluar importi i shpendëve të gjalla nga disa shtete si Çekia, Polonia, Belgjika, Bullgaria, Gjermania, Hungaria, Moldavia, Italia dhe Bosnje-Hercegovina.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB