Video

'Hijet' e atentatit! Vëllai i Denis Bajrit shënjestër

Denis Bajri ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza” si pjesë e grupit Bajri, ku dyshohet se për llogari të Ervis Martinajt vrau Gjin Ndojin.

F.I
'Hijet' e atentatit! Vëllai i Denis Bajrit shënjestër
Denis Bajri, Erogen Vaso dhe Gjin Ndoji

SHKODËR- Masakra që i mori jetën 2 personave dhe la të plagosur 2 të tjerë mëngjesin e sotëm në Shkodër, ka shënjestër Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, vëllai i Denis Bajroviç (Bajri). Dy vëllezër të njohur për lidhjet e tyre me krimin, njëri i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit i ekstraduar nga Dubai rreth një muaj më parë dhe tjetri, pre e atentatit mafioz! Vëllezërit Denis dhe Erogen, janë pjesë e fisit Bajri, grup i cili ka një historik të përgjakshëm përplasjesh me fisin Lici, me një sagë të gjatë vrasjesh mes të dy grupeve kriminale. Denis Bajri ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Metamorfoza” si pjesë e grupit Bajri, ku dyshohet se për llogari të Ervis Martinajt vrau Gjin Ndojin. Vëllai i tij, Erogen Vaso mbeti i plagosur në atentatin e sotëm. Vaso është një emër i njohur në kryeqendrën e Veriut për shkak se ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak, por edhe për lidhjet e tij me krimin. Në vitin 2023 edhe emri i tij doli në dosjen e SPAK si pjesë e grupit të Bajrave. Gjithashtu, në vitin 2007 ai është akuzuar për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB