
TIRANË-Pas pjeshkëve të asgjësuara në Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë edhe specat e kuq i janë shtuar listës. Sllovenia ka njoftuar tërheqjen nga tregu të specave të kuq djegës me origjinë nga Shqipëria, pasi analiza kanë treguar praninë e tepruar të pesticideve. Produkti është furnizuar gjatë periudhës 24 gusht-4 shtator 2025. Specat janë hedhur në treg, ndërsa autoritet kanë lëshuar thirrjen për rikthim. Nga ana tjetër një paralajmërim është lëshuar për konsumatorët. Ata që mund të kenë konsumuar ose pasur kontakt me specat, duhet të lajnë mirë duart dhe nëse ndiejnë probleme me tretjen apo të përziera, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.
/ZËRI
Poll