SHKODËR- Një vit nga ajo që njihet si masakra e Dobraçit, ngjarja tronditëse e ndodhur më 30 tetor 2024, me 4 viktima, Hamza Lici, Arlind Bushati, Flutura dhe Bashkim Basha, krimi do të vriste sërish në Shkodër dhe përpos shënjestrave edhe këtë here plumbat nuk kursen as të pafajshmit. Ngjarja e 30 tetorit u kushtoi jetën edhe dy kalimtarëve të rastit, Bashkim dhe Flutura Basha, të cilët po ktheheshin nga puna në shtëpi. Sot kamarierja 25-vjeçare Meri Kaceri dhe një grua që ndodhej rastësisht në vendngjarje, u plagosën nga plumbat që ishin të destinuar për një personazh tjetër. Ragip Gila hapi zjarr mëngjesin e sotëm në një lokal pranë Bashkisë Shkodër, ku Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe. Shënjestër e atentatit ishte 43-vjeçari Erogen Brajoviç, allias Vaso, i cili është anëtar i fisit Bajri, vëllai i Denis Brajoviç (Bajri). 43-vjeçari mbeti i plagosur. Ndërkohë, i vdekur mbeti Armando Pali, punojës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, truproja e Erogen Brajoviç. Nuk dihet nëse ngjarja ka lidhje me masakrën e Dobraçit dhe nëse është hakmarrje për këtë ngjarje, por kapja e autorit pritet të hedhë dritë mbi hetimet.
/ZËRI