Video

Atentati i Brian Syzos, Nikolla Agolli: Kisha mundësi ta vrisja dhe nuk e bëra! 

Sipas dëshmisë së tij para togave të zeza, ai është shprehur se është sulmuar nga Briani dhe ka qëlluar ndaj tij për ta neutralizuar dhe që ai të ndalonte sulmin.

zh.ll
Atentati i Brian Syzos, Nikolla Agolli: Kisha mundësi ta vrisja dhe nuk e
Brian Syzo dhe Nikolla Agolli

TIRANË-Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Nikolla Agollin dhe David Priftin, të arrestuar si autorë të dyshuar të plagosjes së 35-vjeçarit Brian Syzo, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Pogradec. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për “vrasje me paramendim, në bashkëpunim”, mbetur në tentativë, si dhe armë pa leje. Raportohet se gjatë seancës Nikolla Agolli ka pranuar se ka qenë një konflikt çasti mes tij dhe Brian Syzos. Sipas dëshmisë së tij para togave të zeza, ai është shprehur se është sulmuar nga Briani dhe ka qëlluar ndaj tij për ta neutralizuar dhe që ai të ndalonte sulmin. "Kisha mundësi ta vrisja dhe nuk e bëra”, mësohet të jetë shprehur autori. 35-vjeçar Brian Syzo mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri më 29 qershor, ndërsa i riu ndodhej i parkuar me mjetin e tij në lagjen nr. 3 të Pogradecit. Hetimet e Policisë kanë çuar në identifikimin e katër personave të dyshuar si autorë të atentatit. Dy prej tyre janë arrestuar, Nikolla Agolli dhe David Prifti, ndërsa dy të tjerë Meardi Berberi dhe Edison Agolli janë shpallur në kërkim.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB