Video

I kishte shpëtuar një atentati para 6 muajsh! Vrasja e Aliajt e porositur? 

Sipas hetimeve të autoriteteve greke, vrasja është kryer kundrejt pagesës dhe është porositur nga një tjetër shqiptar, i paidentifikuar, i cili dyshohet se ka pasur konflikte me Aliajn për pazaret e drogës.

zh.ll
I kishte shpëtuar një atentati para 6 muajsh! Vrasja e Aliajt e
jani aliaj

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi që ndodhi ditën e djeshme në burgun e Koridhalos në Greqi, ku mbeti i vrarë një personazh i njohur i botës së krimit, Jani Aliaj. Ky i fundit ishte arrestuar vitin e kaluar në Greqi, ndërsa autoritetet shqiptare kërkonin ekstradimin e tij, për vrasjen e Elton Çiços, ndodhur në vitin 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Sipas hetimeve të autoriteteve greke, vrasja është kryer kundrejt pagesës dhe është porositur nga një tjetër shqiptar, i paidentifikuar, i cili dyshohet se ka pasur konflikte me Aliajn për pazaret e drogës. Sipas mediave greke, Jani Aliaj kishte shpëtuar nga një tentativë për vrasjeje rreth 6 muaj më parë në të njëjtin burg. Aliaj kishte dalë me leje nga burgu i Koridhalosit, tre javë më parë dhe qe rikthyer, ndërsa ishte në pritje të vendimit për ekstradim. Më 1 janar 2025, Jani Aliaj ishte arrestuar në Athinë, pas 9 vitesh në arrati. Ai u kap me look tërësisht  të ndryshuar, për t’iu fshehur drejtësisë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB