Video

I dënuar përjetë për vrasjen e Çiços, Jani Aliaj vritet brenda burgut grek

Mësohet se Aliaj është sulmuar me thikë nga një i dënuar grek dhe ka marrë dy plagë që kanë rezultuar fatale, të cilave Aliaj nuk ka arritur t'u shpëtojë dhe ka humbur jetën. 

zh.ll
I dënuar përjetë për vrasjen e
jani aliaj

TIRANË- Një krim i rëndë ka ndodhur në ambientet e burgut famkeq të Greqisë, Koridhalos, ku mësohet se shqiptari i kërkuar, Jani Aliaj, është vrarë më thikë. Mësohet se Aliaj është sulmuar me thikë nga një i dënuar grek dhe ka marrë dy plagë që kanë rezultuar fatale, të cilave Aliaj nuk ka arritur t'u shpëtojë dhe ka humbur jetën. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por mediat greke flasin për një vrasje me pagesë. Jani Aliaj është një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços, ngjarje e ndodhur në vitin 2016, në zonën e ish-Bllokut. Përplasja mes tyre ishte e hershme dhe kishte nisur që në vitin 2000, për prishje të pazarit të drogës. Pas vrasjes në 2016, Jani Aliaj kishte arritur të arratisej. Ai u zhduk për 9 vite deri sa ra në pranga më 3 janar të vitit 2025, me dokumente false dhe me pamje tërësisht të ndryshuar nga ajo që kishte në foton e Interpolit. Autoritetet shqiptare kishin nisur procedurat për ekstradimin e tij, por Aliaj gjeti vdekjen këtë të hënë, 19 janar 2026, duke u qëlluar dy herë me thikë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB