Video

Largime, zëvendësime dhe të 'paprekur'-Si ndryshoi qeveria 'Rama 4'

Nga kabineti u larguan tre emra të njohur: Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu, të cilët nuk do të mbajnë asnjë post të ri ekzekutiv.

F.I
Largime, zëvendësime dhe të 'paprekur'-Si ndryshoi
Edi Rama, Elisa Spiropali, Pirro Vengu dhe Belinda Balluku

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një ristrukturim të gjerë të kabinetit qeveritar, duke bërë shtatë ndryshime të rëndësishme. Ndryshimet erdhën mbrëmjen e djeshme, pas 9 orësh mbledhje me grupin parlamentar të PS. Ristrukturimi përfshiu Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin, si dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Mbrojtjes. Nga kabineti u larguan tre emra të njohur: Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu, të cilët nuk do të mbajnë asnjë post të ri ekzekutiv. Nga ana tjetër, katër emra të rinj i janë bashkuar kabinetit qeveritar. Largimet dhe zëvendësimet:

Ikën Belinda Balluku- zëvendësohet nga Albana Koçiu

Besfort Lamallari-Minister i Brendshëm- zëvendeson Albana Koçiun

Toni Gogu- Ministër Drejtësie- zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha- Minister i Jashtem- ikën Elisa Spiropali

Enea Karakaçi-Ministër Infrastrukture dhe Energjitike-zevendëson Belinda Ballukun

Ermal Nufi - Ministër i Mbrojtjes- ikën Pirro Vengu

Eriona Ismaili-Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin-Zëvendeson Toni Gogun.

Ndërkohë, disa ministri mbetën të paprekura nga ky riorganizim qeveritar, si ajo e financave, ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, kulturës e bujqësisë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB