
TIRANË- Qytetarët kanë ngritur shqetësimin se po marrin mesazhe të dyshimta në telefonat e tyre, të dërguara nga numra të panjohur. Përmbajtja e këtyre mesazheve pretendon se llogaria e tyre në “Raiffeisen Bank” është çaktivizuar për arsye sigurie dhe i udhëzon ata që ta riaktivizojnë atë përmes një linku të dërguar.
Në fakt mesazhi u është dërguar edhe qytetarëve që nuk kanë fare llogari në këtë bankë. Vetë “Raiffeisen Bank” ka njoftuar se ka patur disa raste tentative mashtrimi përmes SMS-ve, por iu bën thirrje klientëve dhe qytetarëve të mos klikojnë këto linqe, pasi kanë qëllim të vjedhin informacionet personale dhe financiare.