Video

Marta Kos lidhje me shërbimin sekret jugosllav?

Kos, po përballet me akuza të reja se ka bashkëpunuar me policinë sekrete jugosllave në vitet 1980, pasi një anëtare e Parlamentit Europian pretendon se ka prova të reja.

F.I
Marta Kos lidhje me shërbimin sekret jugosllav?
Marta Kos

BRUKSEL-Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, po përballet me akuza të reja se ka bashkëpunuar me policinë sekrete jugosllave në vitet 1980, pasi një anëtare e Parlamentit Europian pretendon se ka prova të reja. Eurodeputetja sllovene Romana Tomc, nënkryetare e European People’s Party (EPP), grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian, deklaroi të enjten se i kishte dërguar një letër Komisionit Europian ku pretendon se ka prova të reja që Kos ka bashkëpunuar me agjencinë e spiunazhit të Jugosllavisë dhe kërkon hapjen e një hetimi. Eurodeputetja deklaroi se Kos nuk ishte treguar e sinqertë “kur pretendonte se nuk kishte bashkëpunuar me shërbimin sekret. Një zyrtar afër komisioneres, u shpreh se kjo është një lëvizje nga kundërshtarët politikë që duan të përdorin këto lloj çështjesh për të fituar pikë në zgjedhjet në Slloveni. Nuk dihet ende nëse BE do të hetojë pretendimet ndaj Kos.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB