Video

Momenti kur zbret me charter në Rinas Sokol Hoxha

Në video Hoxha duket i pashqetësuar në momentin që zbret nga avioni në Rinas, pa pranga në duar.

F.I
Momenti kur zbret me charter në Rinas Sokol Hoxha
Sokol Hoxha

TIRANË-Në pamjet më poshtë shihet momenti kur 51-vjeçarin Sokol Hoxha, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbërrin në Rinas me Charter Flight nga SHBA. Hoxha për 30 vite ishte në arrati për vrasje të kryera në Shqipëri dhe Belgjikë. Në video Hoxha duket i pashqetësuar në momentin që zbret nga avioni në Rinas, pa pranga në duar.

Në mars të vitit 1997, Sokol Hoxha vrau dy vëllezër në Patos. Pesë muaj më vonë, ai vrau në Belgjikë një shtetase shqiptare, të cilën më herët e kishte shfrytëzuar për prostitucion.

Pas vrasjes në Belgjikë, Sokol Hoxha u largua fillimisht drejt Mbretërisë së Bashkuar ku rreth viteve 2000 arriti të marrë një identitet fals kosovar, me emrin Hysen Gashi. Më ketë pasaportë, ai hyri më pas në SHBA, ku qëndroi i fshehur për shumë vite derisa u arrestua më 5 maj të këtij viti në Ohaio, gati pas 3 dekadash në arrati./ZËRI

Poll

MOS HUMB