Video

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot 1 javë pushime!

Shqipëria renditet e dyta, pas Rumanisë, ku kjo përqindje kalon 60%.

zh.ll
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot 1 javë pushime!
foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria është e rrethuar nga dete, liqene dhe alpe mahnitëse, por më shumë se gjysma e familjeve në vendin tonë nuk kanë mundësi financiare të përballojnë një javë pushime në vit larg banesës së tyre, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë të privimit ekonomik në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, që për Europën i takojnë vitit 2025, dhe Shqipërisë vitit 2023, rreth 53% e familjeve në Shqipëri nuk mund të përballojnë një javë pushime. Shqipëria renditet e dyta, pas Rumanisë, ku kjo përqindje kalon 60%. Mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 27%, pothuajse sa gjysma e nivelit të regjistruar në Shqipëri. Kjo do të thotë se pamundësia për të kryer një javë pushime prek proporcionalisht gati dy herë më shumë familje shqiptare sesa në BE.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB