TIRANË- Grupi Parlamentar i PS ka prezantuar sot nismën ligjore për ndryshimin e nenit 242, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zv/kryeministren Belinda Balluku. Sipas proporzimit të PS-së, në nenin që aktualisht nuk lejon pezullimin nga detyra vetëm të deputetit apo kryebashkiakut do të shtohen edhe 7 subjekte të reja ndaj të cilave nuk mund të shtrihet masa e sigurisë e pezullimit të detyrës. Bëhet fjalë për Presidentin, Avokatin e Popullit, Kryeministrin, zv/kryeministrin, ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kryeministri Edi Rama u shpreh se vendimi për pezullimin e një ministri është skandaloz dhe i pajustifikueshëm pasi nuk cenon personin, por funksionin. Ai bëri me dije se zv/kryeministrja Belinda Balluku i ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, por ai nuk e ka pranuar sepse sipas tij “dorëheqje në presion dhe në cënim të pushtetit ekzekutiv nuk ka”. Rama sqaroi se ndryshimi i nenit do të votohet në Kuvend, pasi ky i fundit të jetë shprehur për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, masë e kërkuar nga SPAK.
/ZËRI