TIRANË-Pas dorëheqjes së drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, burime për ZËRI konfirmojnë se edhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Agaçi e mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, të Republikës së Shqipërisë, që prej datës 15 shtator 2013. Në vend të tij raportohet se në postin e sekretares së Përgjithshme të Kryeministrisë është emëruar Elsonida Rama. Kjo e fundit më herët ka punuar në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë. Ndërkohë, ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e kabinetit të Kryeministrit. Vilma Guri është emëruar shefe e kabinetit, duke zëvendësuar Vali Bizhga në këtë detyrë. Të 2 emrat janë prezantuar gjatë takimit 5 orësh të kryeministrit Rama me anëtarët e qeverisë.
/ZËRI