Video

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen, merr drejtimin Igli Tafa

Mirlinda Karçanaj është nën hetim nga SPAK për akuzën “shkelje e barazisë në tendera”.

zh.ll
Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen, merr drejtimin Igli Tafa
Igli Tafa dhe Mirlinda Karçanaj

TIRANË-Mirlinda Karçanaj është dorëhequr nga posti i Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në vend të saj është emëruar Igli Tafa, i cili më herët ka drejtuar Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike. Në dhjetor të 2025, Karçanaj e vendosur në masën e sigurisë 'arrest me burg' dhe e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, delegoi kompetencat drejtuese tek Romina Kostani. Mirlinda Karçanaj është nën hetim nga SPAK për akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Me urdhër të SPAK, më datë 16 dhjetor 2025 u lëshuan 8 masa sigurie për drejtoreshën e AKSHI-it dhe për zyrtarë të tjerë të këtij institucioni, për abuzime me tendera.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB