TIRANË- Ka lënë qelinë nëna 34-vjeçare e cila së bashku me foshnjën e saj 11-muajshe ndodhej në burgun e grave në Pojskë për të vuajtur dënimin me 2 muaj burg për veprën penale të dhunës në familje ndaj vjehrrit të saj. Gjykata e Tiranës vendosi të shtyjë ekzekutimin e dënimit me burg për 34-vjeçaren, duke urdhëruar lirimin e saj nga burgu i grave në Pojskë, ku qëndronte së bashku me foshnjën e saj. Rasti ngjalli reagim të gjerë publik dhe institucional, pasi për herë të parë foshnja iu dërgua nënës në ambjentet e burgut. Nëna bashkë me foshnjën u vendosën në ambiente të posaçme, jashtë regjimit të brendshëm të burgut. Ndërkohë, dy fëmijët e tjerë të mitur 7 dhe 2 vjeç mbetën në kujdesin e familjarëve. Çështja do të vijojë të shqyrtohet në rrugët ligjore për sa i përket vendimit penal të dhënë ndaj saj.
/ZËRI