TIRANË- Politika shënjoi vjeshtën, me Kuvendin e ri pas zgjedhjeve të 11 majit, por dimri do të gjejë Shqipërinë sërish para kutive të votimit. Këtë herë gara do të zhvillohet për 6 Bashki të vendit, Tiranën, Vlorën, Beratin, Matin, Cërrikun dhe Tepelenën. Ishte shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj u hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme, por lëvizja e tij nga qelia do të 'bllokonte' postin e kryetarit të bashkisë. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit.
Në këto kushte Tirana do të duhet të presë Gjykatën Kushtetuese, e cila do të mbajë seancën publike për të shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt më 31 tetor. Teksa karrigia e kryetarit të Bashkisë Tiranë do të vijojë bosh, në 9 nëntor zgjedhjet do të mbahen për 5 Bashkitë e tjera. Fushata mund të vazhdojë për Vlorën, Beratin, Matin, Cërrikun dhe Tepelenën./ZËRI