TIRANË- Mosha e tretë, pensionistët kanë ngritur një padi në Gjykatën Kushtetuese ndaj qeverisë. Padia lidhet me efektet e llogaritjes së viteve të punës për efekt pensioni, për ish koperativat dhe ish ndërrmarrjet shtetërore. Shoqata e Pensionistëve Shqiptarë “Thinjat” ka depozituar më 17 mars 2026 një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar disa dispozita të ligjit për njohjen e periudhave të punësimit për efekt pensioni. Ligji në fjalë rregullon njohjen e viteve të punës për qytetarët që kanë qenë të punësuar në institucione shtetërore, ish-ndërmarrje shtetërore, ndërmarrje bujqësore dhe kooperativa gjatë periudhës së sistemit të kaluar. Shoqata argumenton se kufizimet e vendosura ndikojnë drejtpërdrejt në përllogaritjen e pensioneve, duke lënë jashtë ose duke zhvlerësuar periudha të caktuara pune. Për këtë arsye, ata kërkojnë ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese për të garantuar barazinë dhe sigurinë juridike për pensionistët.
/ZËRI