Video

Përballja 'fatale' në Maliq! Vritet efektivi i 'Shqiponjave', plagoset kolegu 

Sipas burimeve, 43-vjeçari ishte i fshehur në një stan dhe ka refuzuar thirrjet e policisë për t’u dorëzuar.

zh.ll
Përballja 'fatale' në Maliq! Vritet efektivi i
Enea Mekolli, Violand Braçellari dhe Edison Adri

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Maliq, ku gjatë një operacioni policor për kapjen e një personi në kërkim ka ndodhur një përplasje me armë zjarri. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, ka mbetur i vrarë efektivi Enea Mekolli, 34-vjeç, ndërsa është plagosur kolegu i tij, Edison Adri, 36-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një zonë malore të fshatit Lozhan, ku strukturat e policisë kishin lokalizuar një person në kërkim, Violand Braçellari, 43-vjeç, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Sipas burimeve, 43-vjeçari ishte i fshehur në një stan dhe ka refuzuar thirrjet e policisë për t’u dorëzuar. Në momentin e ndërhyrjes, ai ka hapur zjarr në drejtim të efektivëve, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej tyre dhe plagosjen e tjetrit. Gjatë kundërpërgjigjes së policisë për neutralizimin e autorit, Braçellari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me ambulancë drejt Traumës në Tiranë. Ndërkohë, edhe efektivi i plagosur Edison Adri është transportuar me helikopter ushtarak drejt të njëjtit spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndaj autorit është vendosur masë e rreptë sigurie nga efektivët e policisë në ambientet e spitalit, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje që tronditi opinionin publik.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB