TIRANË-Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka vendosur ndërprerjen e funksionimit të Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve. Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja u shpreh se vendimi vjen pas stabilizimit të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare dhe rënies së tyre gjatë javëve të fundit, pas një periudhe luhatjesh. Bordi i Transparencës u krijua për të monitoruar dhe reflektuar luhatjet e tregjeve ndërkombëtare në çmimet e karburanteve në vend, gjatë krizës që pësuan tregjet për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Në datën 18 mars, qeveria propozoi ngritjen e Bordit të Transparencës për çmimet bazë, me qëllim monitorimiin e kostove të prodhimit për të gjithë tregtarët, vendosjen dhe ruajtjen e çmimeve, monitorimin e subjekteve me qëllim shmangien e rasteve abuzime.
/ZËRI