Video

Qeveria ‘hap thesin’, shpërndan bonuse të tjera

Shpërblimi do të jetë në vlerën e 15 mijë lekëve të rinj, ndërkohë që pritet të përfitojnë rreth 148 500 qytetarë.

zh.ll
Qeveria ‘hap thesin’, shpërndan bonuse të tjera
foto ilustruese

TIRANË- Qeveria ka rishikuar buxhetin e vitit 2025, duke akorduar një fond të posaçëm për shpërblimin e personave me aftësi ndryshe, dhe familjeve në nevojë. Shpërblimi do të jetë në vlerën e 15 mijë lekëve të rinj, ndërkohë që pritet të përfitojnë rreth 148 500 qytetarë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Financave Petrit Malaj. Ky vendim synon të lehtësojë barrën ekonomike për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, në prag të mbylljes së vitit dhe përballë rritjes së kostove të jetesës. Ministri deklaroi se një nga vendimet më të rëndësishme të Këshillit të Ministrave lidhet me përdorimin e fondeve të pashpenzuara nga ministritë dhe institucionet buxhetore. Sipas tij, është vendosur që të gjitha fondet që nuk do të shpenzohen nga këto institucione të kalojnë në fondin e posaçëm të pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB