Video

Qeveria indekson pensionet, Ibrahimaj: Rritje me 2.7% nga 1 korriku!

Indeksimi konsiderohet një masë kompensuese për rritjen e çmimeve, veçanërisht në një periudhë kur inflacioni ka kaluar nivelin 3%.

zh.ll
Qeveria indekson pensionet, Ibrahimaj: Rritje me 2.7% nga 1 korriku!
delina ibrahimaj

TIRANË- Qeveria ka miratuar këtë të premte indeksimin e pensioneve, duke parashikuar një rritje prej 2.7% që do të hyjë në fuqi nga data 1 korrik. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Sipas ministres, nga ky vendim do të përfitojnë rreth 900 mijë qytetarë në të gjithë vendin. Indeksimi konsiderohet një masë kompensuese për rritjen e çmimeve, veçanërisht në një periudhë kur inflacioni ka kaluar nivelin 3%. Rritja e çmimeve, veçanërisht e karburanteve dhe produkteve të tjera bazë, është ndikuar edhe nga zhvillimet në Lindjen e Mesme, të cilat janë reflektuar në tregjet ndërkombëtare dhe më pas edhe në Shqipëri. Pikërisht për këtë arsye, indeksimi i pensioneve është kryer në muajin korrik, ndryshe nga praktika e viteve të kaluara kur bëhej zakonisht në muajin tetor.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB