
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të AMP-së, Florian Sulejmani. Ky i fundit u pezullua nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pas transferimit të një oficeri të Policisë Gjyqësore.
Seanca u mbajt me dyer të mbylluara, ndërsa bëhet me dije se prokurori është shprehur se masa e pezullimit nuk mund të qëndrojë pasi nuk ekzistojnë kritiret. Sipas prokurorit urdhri i kreut të AMP për të transferuar dy oficerë njërin në Dibër dhe tjetrin në Fier nuk ka shkaktuar pasojë pasi ata mund të zëvendësoheshin me oficerë të tjerë.